Biznesmeni rus zotohet se do ta ‘shkatërrojë’ liderin e opozitës Alexei Navalny

Bota
Biznesmeni rus zotohet se do ta ‘shkatërrojë’ liderin e

Biznesmeni Yevgeny Prigozhin është zotuar se do ta shkatërrojë liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital të Berlinit, pas pretendimeve se është helmuar, shkruan Reuters.

I njohur si “kuzhinieri i Vladimir Putin”, ai synon të zbatojë një vendim gjykate të vitit të kaluar që Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i paguajnë këtij të fundit pothuajse 1.2 milion dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një gjykatë në muajin tetor 2019, dha vendimin që Navalny, bashkëpunëtori i tij Lyubov Sobol dhe Fondacioni Kundër Korrupsionit që ai themeloi, duhet të paguajnë 1.2 milionë dollarë për kompaninë Moskovsky Shkolnik.

Sipas raportimit të mediave, kjo kompani është e lidhur me Prigozhinin, por ai ka mohuar akuzat.

Yevgeny Prigozhin zotëron një zinxhir hotelerie që ofron ushqime për miliona ushtarë rusë, policë, prokurorë, pacientë në spital dhe nxënës në shkolla në këmbim të pagesave të majme të financuara nga taksapaguesit rusë. Por kompania është mbyllur për shkak të akuzave se ushqimi ishte i një cilësie të dobët dhe shumë fëmijë u sëmurën pas konsumimit të ushqimit.

ME TE LEXUARAT