Bisedimet Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Do të jetë një natë e furishme dhe e vështirë në Washington

Bota
Bisedimet Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Do të jetë një

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë se përgatitjet për bisedimet me Kosovën zyrtare që do të zhvillohet në Uashington janë në zhvillim e sipër, porse ai nuk e di ende se cila do të jetë axhenda e takimit

Vuçiç tha se ka shumë njerëz në Serbi që teorikisht mund t’i zgjidhin lehtë problemet dhe mund të shajnë presidentin e Shteteve të Bashkuara, por shtoi se ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse “do të rrezikonte interesat e Serbisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo, sidomos për faktin se Trump është në favor të Serbisë më shumë se disa presidentë të tjerë të SHBA-së”, tha Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se po bëhen përgatitje për takim dhe se nuk e tepron nëse thotë se “Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina”.

“Këtë mund ta konfirmojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë”, - tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se nuk e di saktë se cila do të jetë axhenda, por, sipas tij, duhet të bëhet fjalë për ekonominë. Ai ripërsëriti mundësinë që në takim të jetë edhe presidenti Trump dhe shtoi se “Për delegacionin serb do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë”, dhe se “Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”.

Administrata amerikane ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiç, do të takohen në Uashington më 4 shtator.

Ky takim fillimisht ishte planifikuar për 2 shtator, por është shtyrë për dy ditë siç është thënë, aryse të planifikimit.

Nga administrata amerikane po ashtu kanë konfirmuar se nikoqirë të takimit do të jenë këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Duke folur për ndryshimin e datës së takimit, Vuçiç tha të shtunën se shtyrja mund të jetë bërë pasi në takim mund të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Trump.

Takimi i planifikuar për 4 shtator midis Kosovës dhe Serbisë është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.

Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

ME TE LEXUARAT