Vonohet urbani në Tiranë, plas sherri mes qytetarëve!

Aktualitet
Vonohet urbani në Tiranë, plas sherri mes qytetarëve!

Vonesat e transportit publik në Tiranë është një prej problematikave të njohur, e shpesh dëgjojmë e rastistim me përplasje mes qytetarëve dhe punëtorëve të linjës së urbaneve.

Për këtë shkak, një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ndjekës i oranews.tv ka dërguar një video të xhiruar me kamera amatore në linjën e urbanit të Porcelanit, Tiranë.

Një zonjë e cila u revoltua nga vonesa e zgjatur e kësaj linjeje, është revoltuar rëndë e duket se revoltimi i saj i ra në sy një zotërije, i cili sipas asaj çfarë dëgjohet në video por edhe çfarë ndjekësi i redaksisë tonë shkruan, ishte pjesë e stafit të kësaj linje, monitoronte oraret.

Debati mes tyre agravon në fjalor banal dhe kërcënues, teksa ai që pretendon se monitoron oraret e kësaj linje, i thotë zonjës së revoltuar që të marrë taksinë, nëse nuk i pëlqen mënyra e të funksionuarit të kësaj linjeje, kjo ka bërë që debati të degradojë me ofendime të rënda nga të dyja palët.

Gjatë debatit u përmend edhe fakti se në to është tepër vapë pasi as kondicionerat nuk ndizen, kjo si pasojë e masave parandaluese ndaj Covid-19.

ME TE LEXUARAT