Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Viti i ri shkollor, Shahini: Qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit, vijojnë konsultimet për…

Ministra e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar bashkë me Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit apo organizatat e ndryshme po punojnë për të siguruar kushte sa më të sigurta në shkolla.

Shahini thotë se qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve në mësim ndaj COVID-19.

Ajo thotë se konsultimet do të vijojnë deri në hapjen e shkollave më 14 shtator teksa në Shqipëri mësimi do të zhvillohet në ambientet e institucioneve arsimore sipas udhëzuesit të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë.

STATUSI NGA BESA SHAHINI

Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet