Tirana eleminohet nga Champions League pas humbjes ndaj Crvena Zvezda

Aktualitet

Tirana eleminohet nga Champions League pas humbjes ndaj serbeve te Crvena Zvezdes. Një gabim ndëshkoi kampionët e Superligës që u dorëzuan ne rezultatin 1-0 në “Air Albania” përballë Crvena Zvezda, duke i lejuar formacionit serb të vazhdojë rrugën në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.

Rasti i parë për gol i takoi Tiranes ku në minutën e 19-të, Muçi tenton shtyllën e dytë me një diagonale nga jashtë zonës. Pak centimetra i mungojnë topit për t’u ndalur në rrjetë, por gjithsesi ky moment i jep të tjera doza besimit të vendasve që do t;I afroheshin sërish golit në të 25-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kale me goditjen e tij nga distance vendos në provë portierin, që largon rrezikun nga porta e tij. Janë minutat e Tiranës, që ka një tjetër mundësi të artë shënimi me Hoxhallarin në të 31-ën. E zgjuar goditja e ndaluar e mbrojtësit, por në të njëtin nivel është ndërgurja e portierit edhe një herë i mohon epërsinë të zotëve të shtëpisë.

Ekipi i Egbo do ta mbylle pjesën e parë në sulm, por rezultati do të mbetej i pandryushuar deri në pushimin e sfidës. Me nisjen e pjesës së dytë, Tirana nuk ndryshon qasjen e saj për ndeshjen, por është pafat në minutën e 59-të. Muçi deh mbrojtësin, gjuan fort, por me portierin të mundur topi ndalet nga shtylla.

Pas vetëm dy minutash serbet do të kalonin në epërsi në goditjen e parë në katërkëndësh. Harkimi nga këndi gjen të papërgatitur mbrojtjen bardheblu, që lejon Tomane të shënojë.

Bardheblutë kaluan tronditjen, ndërsa në minutën e 65-të, Kobina ka në këmbët e tij golin e barazimit, por i vetëm përballë portierit e dërgon topin mbi traversë.

Në mbyllje festa ishte për Crvena Zvezda që siguron kualifikimin.

ME TE LEXUARAT