Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtërngata dhe rrëbeshe shiu, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Ditën e martë moti do të nisë i kthjellët në të gjithë vendin. Më pas me kalimin e orëve dhe kryesisht në mesditë nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.

Vranësirat deri në orët e drekës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet edhe në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Pas orëve të pasdites përsëri mot me kthjellime e vranësira kalimtare. Era do të fryjë juglindje dhe verilindje e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 22/31 Diell shi
Kukës 18/27 Diell shi
Lezhë 22/32 Diell shi
Dibër 16/25 Diell shi
Durrës 23/28 Diell shi
Tiranë 23/30 Diell shi
Elbasan 22/31 Diell shi
Berat 17/33 Diell shi
Vlorë 19/28 Diell shi
Korcë 17/27 Diell shi
Gjirokastër 18/32 Diell shi
Sarandë 19/29 Diell shi

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet