Shqiptari i akuzuar për dy vrasje në Maltë, “luftë” me policinë vendase

Aktualitet

MALTË

Një 25-vjecar shqiptar u arrestua në Maltë, nën dyshimin se ka kryer një vrasje të dyfishtë në këtë shtet, pak kohë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Daniel Muka nuk u dorëzua fillimisht, por i është përgjigjur me armë zjarri policisë në qytetin maltez të Florianës. Pas disa minutave të shkëmbimit të zjarrit, shqiptari u neutralizua dhe u dërgua në komisariat.

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas.

Bankieri Pandolfino 58 vjec dhe bashkëpunëtori i tij, Macejovski, 30 vjec, me profesion koleksionist të veprave të artit, u ekzekutuan në banesat e tyre.

Mediat malteze shkruajnë se kamerat e shumta në vendngjarje dhe gjurmët kanë bërë që policia të mund të identifikojë lehtë shqiptarin Daniel Muka. Ky i fundit ka edhe rekorde më parë kriminale.

Daniel Muka është vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari. Vjedhja kishte ndodhur po në zonën që janë vrarë maltezët.

ME TE LEXUARAT