Shembja e ndërtesës në Indi/ Të paktën 13 trupa janë nxjerr të vdekur nga rrënojat

Bota
Shembja e ndërtesës në Indi/ Të paktën 13 trupa

Një ndërtesë banimi u shemb, ditën e djeshme, pas shirave të rrëmbyeshëm në Indi. Operacioni i shpëtimit ka nisur që prej 28 orësh. Të paktën 13 njerëz janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat deri më tani.

Një numër i lartë njerëzish janë ende të zhdukur.

Shërbimet e urgjencës kanë nxjerr të gjallë 76 njerëz, deri më tani.

Për shkak të situatës së pandemisë vetëm 18 vetë, nga të shpëtuarit, ata që kishin dëmitime më të rënda, u pranuan për mjekim në spital.

Duke iu përgjigjur fatkeqësisë së fundit, Kryeministri Narendra shprehu trishtimin e tij në një postim në twitter dhe tha se po lutej që të lënduarit të shëroheshin.K.K/ LajmiFundit.al

ME TE LEXUARAT