Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Një nga rreziqet e mundshme është…”, Fauci kundër autorizimit të parakohshëm të një vaksine anti-Covid

Çdo përpjekje për të autorizuar dhe shpërndarë një vaksinë të coronavirusit para se të dëshmohet se është e sigurt dhe efektive, mund të dëmtojë përpjekjet e zhvillimit të vaksinave të tjera, tha mjeku Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Dy burime i thanë CNN-it se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po shqyrtojnë mundësinë e një autorizimi të përdorimit të një vaksine – para se të përfundojnë testimet e fazës së fundit.

Michael Caputo, ndihmës sekretari për çështje publike në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, mohoi se kishte ndonjë përpjekje të përshpejtimit të zhvillimit të vaksinave për qëllime politike.

“E vetmja gjë që nuk do të dëshironit të shihnit është marrja e së drejtës për të prodhuar një vaksinë para se të keni sinjale të efikasitetit”, tha Fauci për reuters.

“Një nga rreziqet e mundshme nëse para kohe lëshohet një vaksinë në shfrytëzim është se do ta bënte të vështirë, nëse jo të pamundur, që në vaksinat e tjera të marrin pjesë njerëzit në testimet klinike”, shtoi ai.

“Për mua, është absolutisht parësore që të dëshmohet se një vaksinë është e sigurt dhe efektive”, tha Fauci dhe më tutje shtoi se “ne do të shpresojmë që asgjë të mos ndërhyjë në demonstrimin e plotë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive.”

Ndryshe, disa vaksina po testohen në SHBA dhe ndërmarrjet po punojnë për të përmirësuar prodhimin ndërsa testimi po vazhdon, në mënyrë që nëse një vaksinë provohet si e sigurt dhe efektive, të mund shpërndahet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet