Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nis sot mjekimi me plazmë, Shqipëria rezervon vaksinën e Covid-19

Një javë pas pranimit të metodologjisë së kurimit me plazmë, mjekët shqiptarë kanë nisur aplikimin duke e konsideruar një shpresë të madhe për të shpëtuar pacientët e prekur rëndë prej covonavirusit

“Sot nis mjekimi me dy pacientë me plazmë” u shpreh doktoresh Najada Çomo.

Mjekët që janë në frontin e parë në spitalin infektiv kanë zhvilluar një bashkëbisedime me kryeministrin Rama, i cili theksoi angazhimin maksimal për ta.

Po ashtu Rama theksoi dhe shpërndarjen falas të vaksinës për disa kategori.

Edi Rama: “Sfidë e madhe është sot hapja e shkollave pasi fëmijët janë më pal të rrezikuar por por jo të imunizuar. Ne kemi marrë masa për të rritur kapacitetet vaksnieruse për të lehtësuar aspektin e gripit të stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm plus për vaksinimin falas. Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinë kur të dalë dhe ajo është histori më vete që do e shohim në proces si vijon.”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga ana e saj theksoi gatishmërinë e bluzave të bardha dhe përpjekjet për tu ardhur në ndihmë të të prekurve prej covid 19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet