Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare gazetari shqiptar

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare gazetari i njohur Kastriot Shehdadi. Dega e partisë Alternativa në Gjakovë, dha njoftimin duke e cilësuar vdekjen e Shehdadit humbje për gazetarinë dhe Komunën e Gjakovës.

“Kësaj radhe na tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe zyrtarit komunal Kastriot Shehdadi. Me Kastriotin bashkëpunuam për gjatë 4 viteve të qeverisjes në Gjakovë. Për Kastriotin nuk kishte rëndësi partia politike, ose kush e ka pushtetin. Ai gjithmonë përpiqej të ishte në krye të detyrës, ku me qetësinë që e karakterizonte dhe me aftësitë profesionale përmbushte përgjegjësinë që kishte”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Shehdadi ka punuar si korrespodent në media të ndryshme si dhe për gati 20 vjet ishte i angazhuar si Zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës.

Ai punoi edhe si gazetar në disa mediume nga Kosova e Shqipëria, ku është dalluar për profesionalizëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet