Mposhti koronavirusin, mjeku Roland Xhaxho dhuron plazmën e gjakut për pacientët në spitalet Covid

Aktualitet
Mposhti koronavirusin, mjeku Roland Xhaxho dhuron plazmën e gjakut për

Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, i cili fitoi betejën me koronavirusin pak kohë më parë, ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi i Manastirliut:

#Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë??

Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!

?Dhuro gjak/plazëm!

ME TE LEXUARAT