Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mohoi koronavirusin, infektohet biznesmeni i njohur dhe shtrohet në spital në gjendje të rëndë

ITALI- Ish-shefi i skuadrës Renault në F1, Flavio Briatore është infektuar me koronavirus dhe është shtruar në spitalk në gjendje të rëndë shëndetësore.

Biznesmeni italian ndodhet në spital që nga e hëna e 24 gushtit. Sipas “Corriere della Sera, pacienti po kontrollohet vazhdimisht, por për momentin ai nuk është në kujdes intensiv.

Rreth 70 raste pozitive janë regjistruar në klubin e natës Billionarie të Porto Cervo, në lokalin që është në pronësi të Briatores.

Lokali u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës.

Briatore mori pjesë edhe në një ndeshje futbolli në Porto Cervo në 15 gushtin e kaluar. Me të në fushë ishin edhe trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, që rezultoi pozitiv me Covid19, dhe dirigjenti Paolo Bonolis dhe këngëtari Fabio Rovazzi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet