Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më dhanë vetëm 3 orë jetë”! 55-vjeçari italian fiton betejën me koronavirusin pas 5 muajsh në terapi intensive

Muajt e fundit fjala “COVID-19” është kthyer në kryefjalën e mediave botërore. Pandeamia e koronavirusit ka “mbërthyer” botën duke lënë të vdekur 813,257 persona dhe ka infektuar 23,658,038 gjithsej.

Por ka edhe të persona të tjerë që janë shëruar dhe janë kthyer tek familjet e tyre. Ka pasur edhe raste që në pamje të parë janë dukur dëshpëruese dhe pa shpresë për jetën por që ia kanë hedhur të mundin virusin e tmerrshëm.

Një ndër ta është dhe Gianfranco Medicini, një taksist në Torino, Itali, të cilit i kishin dhënë vetëm 3 orë jetë por që tani pas 5 muajsh të terapi intensive arriti të dalë triumfues ndaj COVID-19. 55-vjecari ka qëndruar plot 148 ditë në gjendje të rëndë dhe pa shpresa për jetën.

“Nuk uroj asnjë të përfundojë në terapi intensive sepse do të thotë që je shumë rëndë, pranë vdekjes. Por nëse përfundoni jeni në duar të shkëlqyera. Nuk ka rëndësi mosha që keni, nëse ka një fije shpese për jetën sado e vogël të jetë ata nuk heqin dorë kurrë. Do të bëjnë gjithçka për t’ju mbajtur gjallë”- shkruan në postimin e tij në Facebook 55-vjeçari.

“Nuk kisha qenë kurrë i shtuar në spital, madje nuk kisha pirë asnjë ilaç në jetën time dhe për këtë kur i thanë bashkëshortes sime në fillim që unë vetëm 3 orë jetë ajo nuk donte që të dorëzohej kurrë. Iu lut pafund mjekëve që të më shpëtonin dhe të luftonin për jetën time”- tha në një intervistë për ‘La Stampa’.

“Në mars kisha pak temperaturë, e cila nuk largohej dhe pak vështirësi në frymëmarrje. Më pas matëm oksigjenin në gjak dhe vlerat ishin tepër të ulëta. Më pas u shtrova në spital, mu shfaqën komplikacione dhe përfundova në koma”- tha ai.

“Mundësia që ai të jetonte ishte shumë e vogël më saktë zero, por ja që ia hodhi dhe tani është duke u rekuperuar”- tha doktor Luca Petruzzelli.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet