Kremlini reagon ndaj Merkelit, hedh poshtë akuzat ndaj Putinit: “Po bëni biseda boshe…”

Bota
Kremlini reagon ndaj Merkelit, hedh poshtë akuzat ndaj Putinit: “Po

Këshilltari për median, i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ditën e sotme, ka reaguar ndaj thirrjes së Merkel, e cila kërkoi hetim pa censura, të helmimit të kreyt të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Ai ka hedhur poshtë akuzat se Vladimir Putin ishte përfshirë në helmimin e dyshuar të kritikut të opozitës Alexei Navalny, i cili ndodhet në gjendje kome në një spital gjerman.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i quajti raportimet, për helmimin ‘të nxituara’. Sipas tij klinika e Berlinit, ku ndodhet Navalny është konfirmuar se ishte kontaminuar me një frenues të kolinesterazës, pjesë e një grupi që përfshin agjentë nervorë dhe pesticide, si dhe disa ilaçe, të cilat mund të ketë marrë kritiku, si rrjedhojë e një sëmundje.

Dmitri Peskov, këshilltari i Kremlinit, gjithashtu tha se akuzat kundër Putin nuk ishin gjë tjetër veçse fjalë edhe biseda boshe.

"Ne nuk mund t'i trajtojmë si seriozisht akuzat që keni shprehur," tha Peskov gjatë një konference me gazetarët. "Këto akuza në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të vërteta."

Peskov tha se asnjë hetim penal nuk do të hapet në Rusi vetëm nëse mjekët identifikojnë substancën specifike me të cilën Navalny mund të jetë helmuar.

Spitali Charité i Berlinit nuk e ka identifikuar helmin specifik përgjegjës për sëmundjen e papritur të Navalny gjatë nje fluturimi, të enjten e kaluar. Ai po mjekohet me atropinë, të njëjtin antidot të përdorur pas të njëjtit sulm nervor në 2018-ën, në Salisbury.

Peskov sugjeroi që medikamente të ndryshme mund të ishin shkaku për rënien e papritur të niveleve të kolinesterazës së Navalny, një enzimë e domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit nervor.

"As mjekët tanë, as gjermanët nuk e kanë përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur”- tha Peskov. "Nëse substanca është identifikuar, nëse përcaktohet se është një helmim, atëherë, natyrisht, kjo do të jetë shkak për të nisur një hetim."

Përkrahësit e Navalny kanë akuzuar Rusinë për rrezikimin e jetës së tij, vonim të transferimit të tij në Berlin dhe kanë akuzuar mjekët se ndihmuan për të mbuluar helmimin e dyshuar.

Disa vende perëndimore tashmë kanë kërkuar një hetim penal për sulmin e dyshuar.

Në një deklaratë të hënën, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe ministri i saj i Jashtëm, Heiko Maas, thanë se "ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të marrin përgjegjësi". K.K/LajmiFundit.al

ME TE LEXUARAT