Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Koronavirusi ka ndryshuar’, studimi: Ja përse ky është një lajm i mirë

Sipas shkencëtarëve, virusi është bërë edhe më i prekshëm nga antitrupat dhe nuk ka më të njëjtin ndikim vdekjeprurës si disa muaj më pare.

A ka ndryshuar koronavirusi? Nëse po, në çfarë mase?

Këto janë pyetjet që kanë ‘përndjekur’ me dhjetëra shkencëtarë në të gjithë botën qëkurse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), më 11 mars 2020 shpalli zyrtarisht pandeminë Covid-19.

Sot, 8 muaj pas shpërthimit të vatrës së infeksionit në Wuhan, në Kinën qendrore, përgjigja që ata japin është ajo që gjithë njerëzimi ka muaj që pret: Covid ka ndryshuar dhe është bërë më pak vdekjeprurës – siguron Paul Tambyah, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive në një intervistë me gazetën italiane ‘La Repubblica’.

Mutacioni

Një gjë është e sigurt: Coronavirus është ”qetësuar”. Të dhënat e pandemisë tregojnë se përkundër rritjes së infeksioneve në javët e fundit, ka një rënie të mprehtë të shtrimeve spitalore në kujdesin intensiv dhe, përgjithësisht, ulje e numrit të pacientëve që kërkojnë shtrimin në spital.

Një shans apo një goditje fati? Asnjë nga të dyja. Shkenca konfirmon që letaliteti nga Covid-19 po zvogëlohet ndjeshëm. Koronavirusi është bërë më shumë ngjitës por më pak fatal. Ai ka pësuar një mutacion të quajtur D614G, i cili është aq efikas sa që është përhapur në dy të tretat e infeksioneve të reja në botë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Por çfarë do të thotë kjo, a është mirë apo keq?

Lajmi i mirë

Paul Tambyah është i sigurt: Mutacioni D614G është më ngjitës, por më pak vdekjeprurës dhe ky është një lajm i mirë. Sipas tij, mutacioni në vetvete është shumë i vogël për të ngatërruar antitrupat tanë ta luftojnë atë dhe për vaksinat e mundshme ky ndryshim që ka pësuar Covid, nuk do të thotë asgjë. Me mbi 20 milion raste, koronavirusi ka pasur një numër të mjaftueshëm përsëritje për të ndryshuar disa detaje të gjenomit dhe për t’iu përshtatur organizmit të njeriut. “Interesi i tij – shpjegon eksperti – është të infektojë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur pa i vrarë ata. Një mikroorganizëm varet nga ‘gjahu’ i tij për të mbijetuar dhe për t’u përhapur. Evolucione të ngjashme – difuzion më i madh, më pak simptoma – janë rregulli kryesor në botën e viruseve.

Virus i prekshëm nga antitrupat

Si rezultat i mutacionit, virusi mund të jetë bërë më i prekshëm nga antitrupat. Kjo do të thotë që një vaksinë do të jetë në gjendje ta neutralizojë atë. Sipas një studimi të Universitetit të Pensilvanisë, i botuar në ‘MedrXiv’: Rritja e infektivitetit të D614G vjen me koston e bërjes së virusit më të prekshëm ndaj antitrupave neutralizues. Për më tepër, kur bie në kontakt me plazmën e kish pacientëve tashmë të shëruar, gjenomi i mutuar është më pak rezistent. Në mesin e personave të infektuar, prania e mutacionit D614G asnjëherë nuk është treguar simptoma më të rënda, pavarësisht nga fakti se hunda dhe fyti kanë sasi të mëdha të covid.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet