Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqi/ Konfirmohen 168 raste të reja me koronavirus dhe një vdekje tjetër

168 raste të reja me koronavirus në Greqi janë bërë të ditura sot nga PHEA, nga të cilat 20 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 8987.

Nga 145 rastet, 11 kanë të bëjnë me një udhëtim të fundit brenda vendit. 31 pacientë trajtohen të intubuar, ndërkohë që 143 pacientë janë larguar nga ICU. Gjithashtu sot është regjistruar edhe një tjetër vdekje duke shkuar në 243 numri i vdekjeve në vend.

Nga 1 janari 2020 deri sot, në laboratorët që kryejnë teste për koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) dhe që deklarojnë sistematikisht në EODY të gjitha mostrat që ato testojnë (pozitive dhe negative), janë testuar gjithsej 872550 mostra klinike, nga nga të cilat 9668 (1.1%) ishin pozitive për koronavirusin (përfshirë më shumë se një mostër për person të testuar).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet