Erdogan paralajmëron Greqinë: Po rrezikon sigurinë e të gjitha anijeve!

Bota
Erdogan paralajmëron Greqinë: Po rrezikon sigurinë e të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi ashpër për stërvitjen ushtarake greke pranë vendit, ku Turqia po bën shpime në një zonë të diskutueshme të Mesdheut.

Sipas “Euronews”, Erdogan tha gjatë një fjalimi se se Greqia është duke rrezikuar “sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e ka zhytur Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të dalë”.

Autoritetet greke e kishin bërë të qartë se forca detare dhe ajrore e Greqisë do të zhvillonte ushtrime ushtarake duke filluar nga e marta. Ndërkohë, Gjermania po rrit përpjekjet diplomatike për të parandaluar tensionet mes dy rivalëve rajonale, të cilat po përshkallëzohen rrezikshëm. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas i mëshon idesë së zgjedhjes së gjuhës së përbashkët.

“Nga këndvështrimi ynë, dialogu i drejtpërdrejtë dhe hapat nga të dy palët për të çtensionuar situatën, janë të një rëndësie kyçe”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se Berlini druhet që një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të kishte pasoja vërtet të rënda. Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë mbi krizën në Mesdheun lindor në një takim jozyrtar në kryeqytetin gjerman këtë javë.

ME TE LEXUARAT