Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Erdogan nuk tërheq ushtrinë, paralajmëron Greqinë: Nga sot jeni fajtorët e vetëm për cfarë do ndodhë….

Presidenti i Turqisë Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi i tij për të gjetur gaz natyror në Mesdheun Lindor, çështje që rriti tensionet me Greqinë si dhe pati reagime edhe nga vendet e BE.

Erdogan nuk i kurseu paralajmërimet për Greqinë, për të cilën tha se që nga sot do të mbajë përgjegjësi për çdo incident që mund të ndodhë në Mesdheun Lindor.

“Tani e tutje Greqia do të jetë fajtorja e vetme për çdo incident që mund të lindë në rajon dhe për dëmet që do t’i shkaktojë vetes. Me këtë qëndrim kundër ligjit ndërkombëtar, Greqia është futur në një kaos nga i cili nuk mund të shmanget”.

Presidenti turk komentoi edhe vendimin e Greqisë, që duke filluar nga sot do të zhvillojë stërvitje ushtarake ajrore dhe detare në Mesdheun Lindor pikërisht pranë kufirit ku Turqia kërkon për gaz në det.

“Deklarata e bërë nga Greqia rrezikon sigurinë bregdetare dhe detare të anijeve të saj në rajon. Greqia nuk ka të drejtë të bëjë stërvitje në të njëjtin rajon ku kemi bërë dhe ne”, theksoi Erdogan.

Sa i përket shpimeve për gaz në zonën e diskutuar me Greqinë, Erdogan tha se nuk do të tërhiqen.

“Ne kemi fuqinë për të mbrojtur të drejtat tona. Turqia nuk do të tërhiqet nga aksioni i Oruc Reis (anija eksploruese), dhe nuk do të tërheqë as fregatën luftarake që e shoqëron atë”.

Presidenti i Turqisë kritikoi edhe qëndrimin e Bashkimit Europian që ka mbajtur pro Greqisë në lidhje me incidentin në fjalë. /tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet