Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dy të plagosur në përplasje me armë në Shkodër, policia flet për ngjarjen, ikin autorët

Policia ka dhene versionin zyrtar ne lidhje me perplasjen me arme te ndodhur mbremjen e sotme ne Shkoder ku u plagosen dy persona.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimtër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja, informacioni i meparshem:
Dy persona kanë mbërritur të plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Mesohet se ata jane qelluar ne nje konflikt me arme te ndodhur mbremjen e sotme.

Policia tha se të rinjtë dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri në lagjen “Fermentim” të qytetit, pas një sherri me persona të tjerë.

Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet. Paraprakisht thuhet se i plagosur ka mbetur shtetasi E. Gjeka dhe një person tjetër.

Burimet policore bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar nga një makinë “Audi” në ngjyrë të zezë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet