Detaje/ I plagosuri sot në Shkodër nip i Gjon Gjekës, i njohur si “zoti” i Bardhajve. Historia e vrasjes në 2013

Aktualitet
Detaje/ I plagosuri sot në Shkodër nip i Gjon Gjekës, i njohur si

Detaje të reja mësohen për një nga të plagosurit sot në Shkodrër, Erison Gjekën, 24-vjeç. Ai është nipi i një prej “të fortëve” të Shkodrës, i ekzekutuar vite më parë.

Erison Gjeka është nipi i Gjon Gjekës, 49 vjeçarit të ekzekutuar në 2013 nga dy persona që udhëtonin me motor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”, në hyrje të Shkodrës, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka mundur të gjejë vetëm viktimën dhe gëzhojat e plumbave. Autorët, që dyshohet se kanë qenë dy persona, kanë ikur me një motor Piagio.

Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve. Fshati i njohur për emrat e të “fortëve” dhe pamundësisë së policisë për të ndërhyrë për arrestimin e tyre, që prej 97-ës ishte nën pushtetin e këtij personi, që u ekzekutua me 3 plumba pistolete në 2013.

Gjeka, sipas policisë në kohën e trazirave kishte kryer me dhjetëra grabitje me armë, ndërkohë që, paçka se përflitej edhe për shumë ngjarje të tjera, vijonte të ishte i lirë. Ndonëse kanë kaluar disa vite, vrasja e tij nuk është zbardhur ende, edhe pse dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të rivalitetit mes të fortëve në Shkodër.

ME TE LEXUARAT