Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Denoncimi i Salianjit: Ja si qeveria falsifikoi dhe grabiti për militantët edhe bursat e NATO-s

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë një denoncim duke akuzuar qeverinë se po falsifikon dhe grabit për militantët edhe bursat e NATO. Konkretisht, Salianji thotë se në konkursin për bursat e NATO-s, në atë për Mjekësi Ushtarake ai që doli fitues nuk iu dha e drejta, pasi nuk ishte i partisë, madje, shton ai, familja e tij u kërcënua.

“Shqipëria po zbrazet dhe po plaket kryesisht prej mungesës së meritokracisë dhe padrejtësisë që nuk prodhon dot jetë normale. Qeveria e ka thelluar padrejtësinë sociale, pabarazinë dhe sundimin e ligjit prandaj çdo sondazh tregon deshirën e çdokujt për tu larguar pas përpjekjeve të pafundme për të jetuar me dinjitet në vëndin më të bekuar nga Perëndia por më të shkatërruar nga qeveria!

Rasti i manipulimit të rezultatit të bursave të NATO-s, tregon babëzinë e qeverisë për të ndërhyrë kudo, për të përdorur gjithçka për përfitim politik dhe për të shkatërruar meritën dhe ëndrrën e çdo të riu; që ketu mund të ecet me punë dhe studim.

NATO akordon 4 bursa të plota studimi.

Një bursë e vetme, është për Mjekësi Ushtarake.

Zhvillohet konkursi mbi bazën e kritereve të përcaktuara (Foto 1)

Mbi bazë të pikëve të mbledhura nga konkursi, dhe mesatarja e shkollës së mesme, i pari për degën Mjekësi Ushtarake, renditet Aldo Bledar Graceni me 90.86 pikë.

Qeveria shqetësohet dhe vonon rezultatet, nuk i bën publike sipas ligjit, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Fituesi Aldo Graceni, lajmërohet me telefon që nuk ka fituar. Në vend të tij, bursën e fiton kandidati i partisë që renditet i katërti në listë, dhe që ka 14 pikë më pak.

Lista me vulën dhe firmat e zyrtarëve tek foto 2.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet