Bilanci i Covid-19 në Kosovë, rreth 3500 raste aktive dhe 480 viktima, ja sa pacientë e kanë mposhtur virusin

Kosovë&Rajon
Bilanci i Covid-19 në Kosovë, rreth 3500 raste aktive dhe 480 viktima,

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.547, nga 47.761 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe, një ditë më parë janë takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me kryetarët e komunave për të diskutuar rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 dhe fillimit të vitit të ri shkollor.

Hoti pas këtij takimi tha se nuk pritet të sforcim të masave, por as lirim të tyre duke pasur parasysh numrin e lartë të vdekjeve.

ME TE LEXUARAT