Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Alarm në Prishtinë/ I vihet eksploziv bankomatit, ngrihet ‘në këmbë’ policia

Një eksploziv është vendosur në një bankomat në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në Qendrën Tregtare “Grand Store”, ku disa persona kanë sulmuar me eksploziv bankomatin e BKT-së duke tentuar që t’i vjedhin paratë.

Menjëherë pas ngjarjes është aktivizuar alarmi i bankës. Pas marrjes së informacionit, strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës.

Mbetet e paqartë se kush janë autorët e ngjarjes dhe nëse kanë marrë sasi parash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet