Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

3 vjeçarja shqiptare bie nga ballkoni në Itali, transportohet me helikopter në spital

ITALI- Një vajzë 3 vjeçare ka rënë nga tarraca e shtëpisë së saj në katin e tretë të një ndërtese.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Sestri Levante të Xhenovës.

Sipas informacioneve fillestare, vajza shqiptare ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo është transferuar në spitalin Gaslini me helikopterin e zjarrfikësve.

Në momentin e aksidentit, vajza ishte me sa duket në shtëpi me kushëririn e saj 14-vjeçar, i cili më pas ngriti alarmin.

Personeli i helikopterit “Drago” të zjarrfikësve ngarkoi menjëherë fëmijën dhe u ngrit për transferimin në Galsini në Xhenova.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet