Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrau 51 njerëz në dy xhami në Zelandën e Re, autori kishte planifikuar një sulm të tretë

Autori që vrau 51 njerëz në dy xhami në Kristçërç të Zelandën e Re në vitin 2019 kishte në plan të sulmonte edhe një xhami të tretë. Ky detaj doli gjatë seancës gjyqësore ndaj tij.

Mësohet se Brenton Tarrant gjithashtu planifikoi të digjte xhamitë, duke dashur të “shkaktojë sa më shumë viktima”. Australiani u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 përpjekje për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

Brenton Tarrant, 29 vjeç, përballet me burgim të përjetshëm – një dënim që nuk është shqiptuar kurrë më parë në Zelandën e Re. Ai u përball me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave në gjyq të hënën.

“Ju i dhatë vetes autorizimin për të marrë shpirtrat e 51 njerëzve të pafajshëm, krimi i tyre i vetëm – në sytë tuaj – ishte se ata ishin myslimanë”, tha Maysoon Salama, djali i të cilit Atta Elayyan u vra gjatë sulmit, transmeton BBC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet