Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vijnë nga pushimet me Covid-19, infektohen dy infermierët e Qëndrës Shëndetesore

Burime pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shendetësor Korçë bëjnë të ditur për Vizion Plus se 2 infermierë të qëndrës shëndetësore të cilët kanë qënë me pushime kanë shfaqur shënja të COVID-19 dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe nje guzhinjere qe punon në këtë qëndër ka shfaqur shënja të COVID, por ende nuk ka ardhur rezultati nëse është pozitive me këtë virus apo jo.

Ndërkohë menjeherë pas shënjave të 3 punonjësit janë karantinuar në banesat e tyre.

Nga ana tjetër në qëndrën shëndetësore janë dezinfektuar ambjentet si dhe janë marë të gjitha masat anti Covid.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet