Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Vdekshmëria reale nga COVID, shumëfish më e ulët”/ Mjeku shqiptar: E vërteta del gjithmonë në shesh

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar studimin zyrtar kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, i komisionuar nga Ministria e Shëndetit dhe e Kujdesit Social dhe i kryer nga Universiteti Imperial College London, ku zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve në Spanjë.

Sipas Alimehmetit, këto shifra duhet të informojnë edhe politikëbërësit dhe vendimmarrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”.

Në studim u mor një popullatë përfaquese prej 109.076 personash dhe me antitrupa pozitive deri në fund të qershorit rezultuan 6.0% e popullatës totale.

“Ne vuajmë më shumë në imagjinatë se sa në realitet.” Cit.: Seneca. E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi! Më parë kam postuar vlerat e IFR-së për shtete të tjera të goditura rëndë, si Spanja, Italia apo shteti i New Yorku-t. Dhe sot antitrupat nxjerrin të vërtetën për Mbretërinë e Bashkuar. Si gjithnjë, për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy koncepte: CFR (case fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë ndër rastet e zbuluara. IFR (infection fatality rate) është përqindja e vdekshmërisë e të gjitha infektimeve totale. Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë. Studimi zyrtar kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, i komisionuar nga Departamenti (Ministria) e Shëndetit dhe e Kujdesit Social dhe i kryer nga Universiteti Imperial College London, zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve në Spanjë. (linku në fund të postimit) Në studim u morr një popullatë përfaquese prej 109.076 personash dhe me antitrupa pozitive deri në fund të Qershorit 2020 rezultuan: 6.0% e popullatës totale. 13.0% në Londër (zona më e dendur) (testimi është kryer në datat 20 qershor – 13 korrik dhe ekspozimi llogaritet të ketë ndodhur të paktën 2 javë më parë). Studimi përllogarit që të infektuar deri më këtë datë në UK kanë qenë 3.36 MILIONË persona! Deri më 30 Qershor, hetimi epidemiologjik në Angli kishte zbuluar vetëm 283.253 persona pozitivë. 283.253 / 3.360.000 = 8.43 %!

Mjeku shqiptar sqaron se në Angli vetëm 8.43% e rasteve janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik dhe pjesa më e madhe e ajsbergut kishte mbetur e fshehur dhe e padukshme.

“Deri më këtë datë kishin vdekur 40.391 persona, pra CFR-ja dilte: 40.391 / 283.253 = 14.3% Duke përpunuar shifrat e reja, autoritetet gjejnë se IFR-ja është vetëm 0.90%! Pra, vdekshmëria reale është 14.3 / 0,90 = 15.9 fish më e ulët! KUÇEDRA PASKA VETËM NJË KOKË DHE JO GJASHTËMBËDHJETË! Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë: IFR Totale = 0.90%, IFR Meshkuj = 1.07%, IFR Femra = 0.71% IFR sipas moshës: 15-44 vjeç = 0.03%, 45-64 vjeç = 0.52%, 65-74 vjeç = 3.13%, 75+ vjeç = 11.64%. Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.

Ai shkruan mes të tjerash se të dhënat tregojnë se vdekshmëria nga Covid është shumë herë me e ulët se gripi i zakonshëm për moshat nën 50-vjeç.

“Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <45 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal. Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet