Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U zgjodhën në situatë pandemie, Meta dekreton rektorët e rinj në universitete

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar 12 rektorët e rinj të Universiteteve publike në vend të dala nga gara zgjedhore e 30 korrikut, zhvilluar në kushtet e pandemisë së Covid-19.

Mesohet se dekretimi behet shoqeruar edhe me nje ceremoni ne presidence. Profesor Artan Hoxha është rektori i ri i Universitetit të Tiranës, ndërsa Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Rektori i Universitetit Bujqësor është zgjedhur Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti Politeknik do të jetë rektor Andrea Maliqari.

FITUESIT E ZGJEDHJEVE NE UNIVERSITETE NE 30 KORRIK

Lista e fituesve për rektor në Tiranë; Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha; Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata-i rizgjedhur; Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku; Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari-i rizgjedhur; Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi-i rizgjedhur; Universiteti i Sporteve: Agron Kasa; Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari

Rektorët në rrethe; Rektor në Universitetin e Durrësit, Kseanela Sotirofski-i rizgjedhur; Rektor në Universitetin e Gjirokastrës, Bektash Mema-i rizgjedhur; Rektor në Universitetin e Shkodrës, Suzana Golemi; Rektor në Universitetin e Vlorës, Roland Zisi-i rizgjedhur; Rektor në Universitetin e Korcës, Dhimitër Bello; Rektor në Universitetin e Elbasanit, Skënder Topi-i rizgjedhur

Lista e fituesve për dekan në Tiranë; Fakulteti i Ekonomisë: Dhori Kule-i rizgjedhur; Fakulteti i Shkencave; Sociale: Edmond Rapti-i rizgjedhur; Fakulteti i Drejtësisë: Sokol Mëngjesi; Fakulteti i Gjuhëve të huaja:; Artur Sula-i rizgjedhur; Fakulteti Ekonomik: Dhori Kule-i rizgjedhur; Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Spiro Drushku; Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar: Brunilda Daci; Fakulteti i Histori Filologjisë: Sabri Laci.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet