Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kap me drogë me nipin e kryetares së bashkisë së Roskovecit, lihet në burg 29-vjeçari

Korado Buzi, 29-vjeçari që u kap në Roskovec me shoferin, njëkohësisht edhe nipin e kryetares së bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufit, duke transportuar drogë, është lënë në burg.

Gjykata e Fierit ka vendosur një ditë masën “arrest me burg” për 29-vjeçarin.

Nipi i kryebashkiakes dhe po ashtu shofer i bashkisë së Roskovecit është proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohet se është kapur me drogë në makinë .

Mes tre personave të arrestuar dhe 5 të proceduarve penalisht në Fier gjatë fundjavës ka qenë edhe Arber Bufi 35 vjeç, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi.

Korado Buzi ishte me Arbër Bufin në makinë, ndërsa nëna e tij, pas ngjarjes, është shprehur se “djali im është përdorues droge, jo shitës”.

“Djalin e mbaj une me bukë, jetojmë në një shtëpi me qera. Gjithë jetën kështu kemi jetuar. Kohët e fundit djali konsumonte hashash”, tha ajo.

Droga raportohet të jetë gjetur në një nga makinat e bashkisë së Roskovecit, që përdorej për transportin e kryetares, Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet