Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi/ Çdo person mund të riinfektohet disa herë

E përditshmja amerikane, The New York Times ka raportuar të hënën se disa hulumtues në Nju Jork kanë identifikuar personin e parë të infektuar për herë të dytë me koronavirus.

“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, pas 4 muajsh e gjysmë prej kur është diagnostikuar për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong.

Ky raport përbën shqetësim, sepse sugjeron se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz, raporton kjo gazetë.

Sipas hulumtuesve, 33-vjeçari ka pasur simptoma të lehta në herën e parë të infektimit derisa në herën e dytë nuk ka pasur asnjë problem.

Hera e dytë e tij e infektimit është zbuluar kur është kthyer pas një udhëtimi nga Spanja, raporton Rel.

Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 23,462,707 persona janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 809,484 kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet