Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërthim në anijen e udhëtarëve në Greqi, të paktën 4 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një anije udhëtarësh në Kretë të Greqisë.

Top Channel mëson se shpërthimi ka ndodhur në anijen e quajtur Blue Horizont. Deri më tani, raportohet për 4 të plagosur. Anija ‘Blue Horizont bën linjën Kretë-Pire.

Shpërthimi ndodhi në një kazan kaldaje avulli që shërbente për kuzhinën dhe dushet e tragetit. 4 të plagosurit kanë plagë diegije, një 30 vjeçar është në gjendje më të rende.

Trageti Blues Horizon kishte mbërritur në portin e Heraklios në Kretë në orën 06.00 të mëngjesit dhe kushte shkarkuar. Aksidenti ndodhi në momentin që në bord ndodheshin ekipet e pastrimit.

Kompania që ka në pronësi tragetin, njoftoi se ka marrë masat për ndihmën mjekësorë të të plagosurve,ndërsa roja bregdetarë njoftoi se nuk do të lejojë udhëtimin e tij, deri në gjetjen e shkakut të shpërthimit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet