Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shisnin drogë në pazarin e Korcës, në pranga dy persona

Nje grup personash qe shperndanin droge ne pazarin e Korces eshte vene ne pranga nga policia e shtetit e cila ka finalizuar operacionin antidrogë te koduar “Pazari”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Përshtatën lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kapsula metadoni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

• K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet