Sherri me policët e burgut të Fushë-Krujës, gjykata jep masën për tre kushërinjtë nga Nikla

Aktualitet
Sherri me policët e burgut të Fushë-Krujës, gjykata jep

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën arrest me burg për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Për Ardian Sherën, Bert Sherën dhe Elton Sherën, të tre banues në fshatin Nikël, u mor kjo masë e parë. Qëllimi i kushërinjve ishte t'i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u kapën me rojen dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës.

Për të ndihmuar Ardianin dhe Bertin, Elton Shera shkoi në vendngjarje dhe i ndihmoi të largoheshin përkohësisht. Por nga verifikimet rezultoi se Elton Shera ishte i dënuar për drogë, por gjendej jashtë pasi kishte përfituar për shkak të pandemisë dhe duhet të qëndronte në shtëpi.

ME TE LEXUARAT