Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sfida me Tiranën, trajneri serb: Nuk do e kemi të lehtë…

Trajneri serb i Cervena Zvezdës, Dejan Stankovic u shfaq i qetë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me bardheblutë në Tiranë. Tekniku u fokusua vetëm brenda fushës duke iu shmangur komenteve politike.

“Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë” tha ai.

E pranon që me Tiranën nuk do ta ketë shumë të lehtë. “Duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren”. “Fakti që është një ndeshje ka ndikim. Ne kemi studiuar kundërshtarin, përgatitemi emocionalisht. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Kundërshtar i denjë shumë i mirë. Ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari në fushën e lojës” vijoi më tej ai.

Në Shqipëri ai nuk ka vetëm kundërshtarë, por edhe tifozë pasi është nga legjendat e Interit. “Nuk kam ndjerë asnjë presion në Shqipëri. Me aq mundësi sa pata që dola nëpër rrugët e Tiranës, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit që donin të më flisnin dhe të bënin foto” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet