Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merkel reagon ndaj Rusisë: “Heto helmimin e kremlinit me drejtësi…”

Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën i bëri thirrje Rusisë të hetojë helmimin e dyshuar të figurës së opozitës ruse Alexei Navalny. Gjithashtu ka theksuar që përgjegjësit duhen gjendur sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë.

“Ata që janë përgjegjës duhet të jenë të identifikohen dhe të përgjigjen,” shtoi Merkel.

Navalny, një kritik i presidentit rus Vladimir Putin, u dërgua në gjermani, kur avioni i tij bëri ulje të detyruar pas dyshimit për një helmim.

Putin në fillim u shpreh se shkaqet ishin të paqarta dhe pë mas publikoi disa testeqë tregonin simptoma të një sëmundjeje tjetër.

Sidoqoftë mjekët gjerman e kanë hedhur poshtë këtë fakt, duke këmbëngulur se në ekzamininimet e tyre ai rezulton i helmuar.

“Gjetjet klinike tregojnë helmim me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës,” tha spitali në një deklaratë. K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet