Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shembin pallatin pesë katësh, 125 persona nën rrënoja

Një ndërtesë pesë-katëshe është shembur në Mahad, rrethi Raigad, afër Mumbai, Indi, duke mbjatur nën rrënoja rreth 125 vetë.

Pallati pesë katësh është shembur pak minuta më parë. Banorët shprehin momentet e tmerrit dhe friksohen se mbi 90 veta mund të jenë nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri më tani 28 persona janë nxjerrë nga rrënojat. Prej tyre 22 vetë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Shifra e personave nën rrënoja mund të jetë aq e madhe sa 125 vetë, tha politikani indian Bharat Gogavale.

Ende nuk raportohet për të vdekur, ndërkohë që shirat vazhdojnë. K.K/LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet