Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“E njoh prej kohësh”, 60-vjeçari mohon ngacmimin seksual ndaj 13-vjeçares në Golem: Nuk e kam prekur, jetojmë…

Zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit në Durrës, i identifikuar me inicialet A.Sh., i cili u arrestua ditën e djeshme për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur.

60-vjeçari nuk ka pranuar përballë oficerëve të Policisë se ka ngacmuar 13-vjeçaren. Në dëshminë e tij në komisariat u shpreh: “Nuk e kam prekur. Unë e njoh prej kohësh, se jetojmë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo të kem pasur tendencë për këto veprime.”

Ishin prindërit e vajzës që e kanë denoncuar 60-vjeçarin për ngacmim seksual, ndërsa e mitura ka dëshmuar se ai e ka ngacmuar dhe e ka prekur në vende intime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet