Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Breshër e dëborë, stuhia godet Italinë, shkatërrohen pemët dhe makinat

Një stuhi e fuqishme ka goditur disa qytete në Itali. Për shkak të kësaj stuhie u regjistruan dëme të mëdha në qytete si Verona, Vicenze dhe Padova.

Sipas mediave italiane stuhia solli erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe breshëri, ku u shkatërruan qindra pemë e makina, ndërsa disa prej rrugëve janë pushtuar nga uji.

Në Verona në shumë zona janë dëmtuar vreshtaritë ndërsa kryetarët në bashkitë e këtyre rajoneve kanë shpallur gjendjen e krizës. Sot do të bëhet edhe një përllogaritje e dëmit të shkaktuar.

Në majat e maleve dëbora ka zbardhur me 20 cm zonën e skive të akullnajës Stelvio në nivelin mbi 2200 metra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet