Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bjellorusia/ Lukashenko zhvillon bisedë telefonike me Putinin, ja cfarë diskutuan

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kreu i shtetit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në lidhje me krizën aktuale politike në Minsk, ka njoftuar agjencia zyrtare shtetërore Beta.

Agjencia shtetërore bjelloruse njoftoi gjithashtu se dy liderët kanë rënë dakord që bjellorusët të marrin pjesë në fazën e tretë të testimit të vaksinës ndaj Covid-19, që thuhet se po prodhon Rusia, shkruan Reuters.

Bjellorusia do të ishte vendi i parë i huaj që do të testonte vaksinën ndaj koronavirusit, nëse atë do ta shpikte Moska zyrtare.

Megjithatë, mediat e huaja nuk bëjnë me dije detaje se cfarë ka biseduar Putin me Lukashenkon në lidhje me krizën politike në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Rusia llogaritet si një aleat i ngushtë i Bjellorusisë, ku Lukashenko po përballet me krizën më të madhe, të një sundimi të gjatë 26-vjecar të skenës politike të vendit.

Opozita në Bjellorusi ka protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, duke thënë se ata ishin të manipuluara.

BE, SHBA dhe aleatë të tjerë perëndimorë kanë bërë thirrje për dialog mes palëve, ndërsa Lukashenko ka thënë se nuk do të përsëriten zgjedhjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet