Biznesmeni shqiptar i goditi me thikë të motrën, zbardhet sherri i Maguire në Greqi…

Aktualitet
Biznesmeni shqiptar i goditi me thikë të motrën, zbardhet sherri

Disa ditë më parë, lajmi se kapiteni i Manchester United, njëherazi edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Harry Maguire, u përfshi në një zënkë me një grup të rinjsh, ishte kryefjala e mediave britanike.

Mbrojtësi shtatlartë raportohet se është konfliktuar ashpër me një grup të rinjsh shqiptarë, në ishullin Mykonos në Greqi, pasi ata ia goditën motrën me thikë. Mediat raportojnë se motra e 27-vjeçarit, Daisy, kishte refuzuar të bisedonte me një biznesmen shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas refuzimit ai ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur vajzën. Menjëherë sapo ka parë skenën ka reaguar Harry, i cili është përleshur ashpër me biznesmenin dhe disa shokë të tij që iu bashkuan për t’i ardhur në ndihmë.

Ndërkaq, mbrojtësi u ndalua nga policia greke dhe kaloi natën në stacionin policor të Sirosit dhe pranoi të hiqeshin të gjitha akuzat për: agresion, prishje të qetësisë publike, dhënie ryshfeti për policinë, nëse do të largohej menjëherë nga Greqia.

ME TE LEXUARAT