Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berat/ Merr flakë makina në ecje e shkrumbohet plotësisht, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Berat. Automjeti ka qenë duke qarkulluar në lagjen “30 Vjetori”, kur është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë ecjes. Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz- A Class, me targa AA 920 FH.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, Qamil Poshnja, sapo ka parë flakët e zjarrit, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime dhe ka qëndruar në pritje të zjarrëfikësve. Ka qënë i shpejtë reagimi i Repartit Zjarrëfikës të qytetit, që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një kohë shumë të shkurtër.

Por, edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrëfikësit,mjeti tip Benz u shkrumbuar totalisht. Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në pjesën e përparme të motorrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet