Aksident i rëndë në Kukës, makina godet fëmijën 11-vjec, arratiset autori i ngjarjes

Aktualitet
Aksident i rëndë në Kukës, makina godet fëmijën

Nje aksident i rende me pasoje plagosjen e nje femije ka ndodhur ne Kukes diten e sotme ndersa autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT