Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

​Gjermania: Rama të jetë ndërmjetës në dialogun për krizën në Bjellorusi

Gjermania vlerësoi sot angazhimin e Kryeministrit Edi Rama që në cilësinë e kreut të OSBE-së ka propozuar ndërmjetësim për dialog mes palëve lidhur me krizën në Bjellorusi.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, gjatë një konference për mediat duke folur për krizën në Bjellorusi, mbështeti propozimin e kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësim në Bjellorusi. Ai shprehu bindjen se OSBE mund të ndihmojë në ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi.

“Një dialog mes drejtuesve të shtetit dhe shoqërisë bjelloruse është urgjent duke parë situatën. E përsërisim edhe njëherë bindjen tonë që OSBE-ja mund të ndihmojë në ndërmjetësimin e dialogut dhe për këtë fakt përshëndesim kryeministrin Edi Rama, kreu i OSBE-së, për gatishmërinë për ndërmjetësim që e ka shprehur edhe në një letër drejtuar z. Lukashenko”, tha zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel.

Gjithashtu, ai dënoi raportimet për dhunën kundër manifestuesve paqësorë në Bjellorusi dhe kërkoi hetim për viktimat dhe lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.Kryetari i OSBE-së, kryeministri dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde, vendi i të cilës do të marrë presidencën e radhës të kësaj organizate, përsëritën një propozim ndërmjetësimi për presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Në këtë letër, kreu i OSBE-së, kryeministri Edi Rama dhe ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde theksuan se “si kryetarët e tanishëm dhe të ardhshëm në detyrë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi. Ne dëshirojmë të përsërisim ofertën tonë për vizitë, për të dëgjuar pikëpamjet mbi situatën dhe për të diskutuar për sfidat aktuale në vend”.

“Bjellorusia është një anëtare e vlerësuar në organizatën tonë dhe ne jemi të gatshëm të manifestojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, theksuan ata.Përveç kësaj, kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi ditë më parë një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov për situatën në Bjellorusi.Më shumë se 100.000 manifestues iu bashkuan dje një manifestimi në Minsk kundër Lukashenkos./Atsh

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet