Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kthyen nga pushimet në Shqipëri, 4 pjestarë të një familje shqiptare pozitiv me koronavirus në Itali

Pas shumë e shumë ditësh të shtunën në Itali rastet e reja me koronavirus e kaluan shifrën e 1 mijëve, ndërsa raportohet se ‘kontribut’ për këto numra ka patur edhe një familje shqiptare.

Mediat italiane kanë raportuar se katër persona, të gjithë pjestarë të një familje shqiptare, kanë rezultuar pozitiv teksa ktheheshin në Itali. Ata kishin qenë në Shqipëri për pushime, ndërsa në kthim kanë rezultuar pozitiv, por kanë qenë asimptomatikë.

Familja shqiptare në Itali banon në Vallefoglia, ndërsa përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet