Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tronditet shteti, të paktën 13 të vdekur në një klub nate

Të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje ose janë asfiksuar teksa kanë tentuar që të dalin nga një klub nate në Lima të Perusë, pasi policia kishte hyrë në këtë lokal për t’i shpërndarë të pranishmit.

Ky klub i natës, në kryeqytetin e Perusë, sipas autoriteteve, ishte i hapur në kundërshtim me masat e vendosura nga autoritetet për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Edhe të paktën gjashtë persona të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe tre policë. Në momentin kur policia hyri që të bastisë këtë klub nate, në të ishin rreth 120 persona, të cilët tentuan që të iknin që aty.

“Në këto rrethana, kur njerëzit tentojnë që të dalin, ata zakonisht përfundojnë duke shtyrë njëri tjetrin”, tha shefi i policisë, Orlando Velasco.

Ministria e Brendshme tha përmes një njoftimi për media se të pranishmit në këtë klub nate tentuan që të dilnin nga një derë e vetme, ku u krijua tollovi, me ç’rast njerëzit filluan ta shtynin njëri-tjetrin dhe u bllokuan në mes të derës dalëse dhe disa shkallëve që të nxirrnin jashtë këtij lokali.

Policia ka arrestuar 23 pjesëmarrës në festën që ishte organizuar në këtë klub nate, tha ministria peruane.

Peruja ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe klubeve të natës që prej muajit mars dhe ka ndaluar ndejat me shumë njerëz.

Deri më tani në Peru janë regjistruar mbi 585 mijë raste me koronavirus dhe numri i vdekjeve është mbi 27 mijë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet