Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tronditëse në SHBA/ Policia qëllon për vdekje një 31-vjeçar afro-amerikan gjatë një tentative grabitje

Policia e Shtetit në Luiziana SHBA po heton për vrasjen nga agjentët e saj të një 31-vjeçar afrikano-amerikan të armatosur me thikë para një dyqani në Lafayette.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes dhe sipas tyre ka pasur një tentativë grabitje nga ana e 31-vjecarit. Policia është lajmëruar nga pronarët e një dyqani, të cilët u përpoqën që të arrestonin të riun.

Trayford Pellerin arriti të shpëtonte, dhe agjentët e policisë të cilët nuk arritën ta ndalonin, kanë qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur shkruan CNN.

Sipas një dëshmitari, i cili filmoi me celular skenën e vrasjes, agjentët që u përpoqën të ndalonin Pellerin ishin gjashtë dhe i qëlluan të paktën 11 të shtëna ndaj tij.

Rickasha Montgomery tha për USA Today se 31-vjeçari mbante një thikë në dorë dhe duke iu arratisur policisë është qëlluar nga këta të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet