Tronditëse/ Koronavirusi u merr jetën tre vëllezërve shqiptarë

Kosovë&Rajon
Tronditëse/ Koronavirusi u merr jetën tre vëllezërve

Tre vëllezër të një familjeje në Ferizaj janë shuar si pasojë e koronavirusit. Vëllezërit Ferat, Murat dhe Berat Ymeri kanë ndërruar jetë brenda një muaji pasi nuk kanë mundur ta mposhtin Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati që të ndjerit i kishte familjarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tre vëllezër, kushëri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur. Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt.

Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre. Pushoni të qetë kusho”, ka shkruar Murati.

Kujtojmë këtu se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19.

ME TE LEXUARAT