Rritet bilanci viktimave, koronavirusi iu merr jetën 5 pacientëve, shënohen 152 raste të reja në 24 orë

Aktualitet
Rritet bilanci viktimave, koronavirusi iu merr jetën 5 pacientëve,

Pesë viktima dhe 152 raste të reja me Covid 19 u regjistruan sot në vendin tonë, duke e cuar numrin total të viktimave nga ky virus në 250 persona.

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se viktimat ishin pacientë të shtruar në dy spitalet Covid në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Në vijim të vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objeketet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tone janë kryer 785 testime. Në testimet përfshihen testimet në dy strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP.

Sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

ME TE LEXUARAT