Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rëndohet bilanci në Kosovë, vdes një tjetër pacient nga koronavirusi

Edhe një viktimë u shënua në Kosovë nga infektimi me Covid-19. Bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Kamenica. Viktima ka ndërruar jetë mbrëmë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nëpermjet një postimi në Facebook.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e infèktimit me Covid-19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë. Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet